Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.

Programet e studimit të ofruara mbulojnë një gamë të gjerë fushash akademike dhe janë hartuar për t’u përgjigjur kërkesave të tregut të punës, duke u ofruar studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë i përkushtuar në krijimin e një mjedisi cilësor akademik, që mbështet zhvillimin intelektual të studentëve dhe i ndihmon ata të arrijnë synimet e tyre në karrierë.

“Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës, një institucion me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në njoftim..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts