Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë kryesisht të shkurtra, ndërsa pritja më e gjatë për dalje nga vendi është regjistruar në Merdarë.

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, në Merdarë pritjet për hyrje janë 3 deri në 5 minuta, ndërsa për dalje arrijnë deri në 30 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje dhe dalje janë rreth 20 minuta, ndërsa në Han të Elezit janë rreth 10 minuta në të dyja drejtimet.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, shkruan Sinjali qarkullimi është më i lirë. Në Bërnjak, Glloboqicë, Jarinjë, Kullë, Muçibabë, Mutivodë dhe Vërmicë, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe dalje.

Ndërkohë, në Qafë të Morinës pritjet janë 2 deri në 3 minuta, ndërsa në Qafë të Prushit vetëm 1 deri në 2 minuta.

Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë fluksin e automjeteve, veçanërisht në pikat ku gjatë ditës mund të krijohen kolona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts