Aktori i njohur kosovar Osman Azemi ka bërë të ditur që sot i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, duke shënuar operimin e tij të 10-të që nga aksidenti i rëndë që pësoi në prill të vitit 2025.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga ambientet spitalore, Azemi ka treguar se procesi i rikuperimit po vazhdon ende, shkruan Indeksonline.

Krahas selfies së postuar, ai ka shkruar se kjo është hera e 10-të që po kryen operime pas aksidentit që ndryshoi rrjedhën e jetës së tij.

Ndryshe, Azemi vazhdon betejën e tij për rikuperim të plotë dhe urojmë ta kalojë sa më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts