Gjashtë vatra zjarri janë regjistruar në Shqipëri deri në orën 14:00 të së mërkurës, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore dhe 90 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive janë në Dajt, Priskë, Lufaj dhe Tërbun, ndërsa situata paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive kryesore janë:

Dajt, Tiranë – vijon operacioni me 50 efektivë të FA, 15 forca të MZSH dhe 5 forca të AZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Priskë, Tiranë – forcat e MZSH vijojnë punën pas riaktivizimit të vatrës; nuk ka rrezik për banesat.

Lufaj, Mirditë – vatra mbetet aktive me intensitet të ulët; në terren janë 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës me 1 automjet zjarrfikës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Tërbun, Pukë – operacioni vijon me forcat në terren për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata konfirmohet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet në përmirësim edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim, ndërsa në Qafë Helmes vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë angazhimin dhe monitorimin në terren, me situatën përgjithësisht të stabilizuar dhe pa rrezik të raportuar për zonat e banuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts