Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj ngasjeve me shpejtësi të madhe që po bëhen ditëve të fundit në rrugët e Shqipërisë.
Ai përmendi rastin e dy kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët u kapën nga Policia e Shqipërisë, duke vozitur me “Lamborghini” dhe “BMW” me një shpejtësi prej 225 km/h.
Numri dy i Qeverisë së Shqipërisë tha se “idiotët” me Lamborghini dhe BMW meritojnë të burgosen.
Postimi i plotë:
“Nuk habitem që idiotët me Lamborghini e BMW nuk kishin makinat e tyre. Pra, i kishin marrë borxh në Zvicër. Më habit që për ‘fluturimin’ këtu, do gjobiten në Zvicër nga 1000-1500 euro, ndërkohë që këtu ku shkelën çdo ligj, paguan më pak! Pra, kemi një problem të madh me ligjin për idiotët që i kthejnë makinat në tank vrasës në rrugë! Jemi shumë larg Evropës. Në fakt, ne ende se quajmë vrasje aksidentin e një individi që e nget makinën me 228 kilometra në orë! Nga këtu duhet ta nisim dhe këta janë pakica që meritojnë të kyçen brenda”.