Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se “nuk ka asnjë shans” që Ukraina të heqë dorë nga territori i saj.

Duke folur me gazetarët në aeroportin Stansted, ai thotë se Ukraina nuk do të njohë asnjë territor të pushtuar si të Rusisë, shkruan BBC.

“Ne e kujtojmë këtë rrugë në të cilën kemi qenë më parë. Ne duhet të vazhdojmë nga kuptimi i ligjit ndërkombëtar”, tha presidenti ukrainas.

“Ne nuk duam asgjë që nuk na takon, por kur zë diçka ose kur shkel ligjin, gjithçka do të kthehet tek ju”, shtoi ai.

“Pra, këtu nuk ka asgjë për të diskutuar”, kështu është shprehu presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Related Posts