Kur stuhia tropikale Melissa po lëvizte në jug të Haitit, meteorologu i Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Philippe Papin, parashikoi me guxim se brenda 24 orësh ajo do të kthehej në një uragan të kategorisë 4.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një parashikim që askush në NHC nuk e kishte bërë më parë.
Vendimi i tij bazohej në modelin e ri të Inteligjencës Artificiale të Google DeepMind, i cili tregonte qartë një rritje të shpejtë të intensitetit.
Siç rezultoi, Melissa u forcua në kategori 5 dhe goditi Xhamajkën me një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara në Atlantik.
Kështu, siç vlerësohet më tej, modeli i Google DeepMind është bërë tashmë mjeti më i saktë për parashikimet e stuhive, duke tejkaluar edhe modelet tradicionale të bazuara në fizika.
Meteorologët thonë se ky revolucion në parashikim mund të ketë shpëtuar jetë duke dhënë më shumë kohë përgatitjeje për banorët e zonave të rrezikuara.























