Një seri imazhesh me AI po bëhen virale në rrjete sociale.
Rrjetet sociale janë mbushur me imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.
Ndër më të shpërndarat janë fotografitë që paraqesin liderët më të fuqishëm të teknologjisë duke kaluar kohë së bashku në skena të ndryshme, pavarësisht se në realitet një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Një nga fotot më virale, e quajtur “skuadra trilion dollarëshe”, paraqet Elon Musk, Sundar Pichai, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos të mbledhur në një parking, të rrethuar nga vetura luksoze.
Një tjetër imazh i përhapur gjerësisht i paraqet në një dhomë, me mbishkrimin: “Vetëm një takim relaksues me shokët”.
Në një postim tjetër, të njëjtët miliarderë shfaqen duke festuar në një shtëpi plot me njerëz, me përshkrimin “Diku në një univers paralel”.
Një imazh tjetër i gjeneruar nga AI i paraqet ata duke ecur natën përgjatë një rruge të ndriçuar dobët — një tjetër skenë imagjinare që po qarkullon me shpejtësi.
Seria e fotografive po tërheq vëmendje të madhe online, duke treguar edhe një herë fuqinë dhe ndikimin e imazheve të krijuara nga inteligjenca artificiale.
























