Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi, ka hedhur akuza të rëndë duke deklaruar se zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda Vetëvendojes kanë bërë sjellje të ulta morale.
Sipas tij, disa prej tyre kanë lënë gra shtatzënë dhe kanë kryer vjedhje të veturave që ishin donacion.
E ndaj këtyre deklaratave të Krasniqit ka reaguar ashpër opinionisti Lirim Gashi.
Ai në një postim në Facebook tha se Krasniqi me deklaratat e fundit e zbuloi karakterin e tij të ndyrë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
“Sipas Florin Krasniqit, zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes në qeverinë e Kurtit i kanë mbarsuar gratë e huaja dhe kanë vjedhur makina të donatorëve, por komisioni disiplinor i Enver Hoxhës i ka falur mëkatarët kleptomanë që ishin servilë ndaj liderit, ndërsa i ka masakruar gojarisht mëkatarët kleptomanë që kishin mendim dhe qëndrim të vetin.
I pyetur se si quheshin ata mëkatarë kleptomanë, ai u përgjigj se nuk donte të përmendte emra”.
Koment:
Përgjigja e tij jo vetëm që zbulon qëllimin e tij të zi si katrani, por edhe karakterin e tij të ndyrë si sfungjeri i kuzhines pas thithjes së llumit të enëve.