Kampioni në fuqi i Botës, Argjentina zhvillon ndeshjen e dytë të grupeve.
Ata përballen ndaj Austrisë në “AT&T Stadium” të Arlingtonit, në një ndeshje të rëndësishme për të dyja kombëtaret.
“La Albiceleste”, do të bëjë vetëm një ndryshim, me Nahuel Molinan që luan në vend të Gonzalo Montiel, ndërsa dhe Austria do të bëjë ndryshime me Gregoritsch, Wanner dhe Danso që nisin nga minuta e parë.

Ndeshja luhet në orën 19:00./



















