Barcelona nuk pritet ta aktivizojë klauzolën e lirimit prej 80 milionë eurosh për Luis Suárez, pasi drejtuesit e klubit katalunas e konsiderojnë shumën tepër të lartë.

Sulmuesi kolumbian i Sportingut ishte një nga alternativat e Barcelonës për repartin ofensiv, sidomos në rast se nuk realizohet transferimi i Julián Álvarez.

Megjithatë, Sportingu nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmim dhe vazhdon ta konsiderojë Suárezin pjesë të rëndësishme të projektit të klubit.

Klubi portugez ka bërë të qartë se për largimin e sulmuesit duhet të paguhet klauzola prej 80 milionë eurosh.

Në këto rrethana, Barcelona po largohet nga opsioni Luis Suárez dhe po vazhdon kërkimet për alternativa të tjera në sulm, pas largimit të Robert Lewandowskit dhe Ferran Torresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts