KRU “Prishtina” ka njoftuar se në disa rrugë që lidhen me rrugën “Ndue Përlleshi” është ndërprerë furnizimi me ujë.
Sipas njoftimit të kompanisë, shkak i ndërprerjes është dëmtimi i një gypi të ujit.
Pa furnizim kanë mbetur rrugët “Shefik Miftari”, “Fatbardha Gega”, “Hysni Xhemajli”, “Ruzhdi Saliu” dhe “Tuzi”.
KRU “Prishtina” nuk ka bërë të ditur se kur pritet të rikthehet furnizimi me ujë.




















