Një rast i kanosjes është raportuar dje në Obiliq, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për kërcënime të vazhdueshme.

Sipas Policisë, ai dyshohet se për një periudhë kohore e ka kanosur ankuesen duke i dërguar video nga poligoni i qitjes, ku shihet duke gjuajtur me armë, si dhe fotografi me armë zjarri.

Gjatë hetimeve është intervistuar edhe një dëshmitar, ndërsa ekzistojnë dyshime se ai ka shqetësuar dhe kërcënuar vazhdimisht edhe nënën e tij, e cila jeton jashtë vendit.

 

I dyshuari fillimisht iu nënshtrua kontrollit mjekësor, ndërsa me rekomandim të QKMF-së u dërgua për konsultë psikiatrike në Klinikën e Neuropsikiatrisë.

 

Policia sqaron se gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar se videot e përmendura ia kishte dërguar ish-bashkëshortes. Po ashtu, ai posedonte dokumentacion dhe raporte të mëhershme nga psikiatri.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts