Në një aheng palestinez, këngëtari i ka kënduar presidentit rus, Vladimir Putin, duke i bërë thirrje që t’i vrasë ukrainasit dhe t’i dhunojë gratë e tyre.
“Ngurtëso zemrën, o Putin, shtoni sulmet, dëboni ukrainasit në Palestinë dhe ne do të martohemi me gra ukrainase”, thotë teksti këngës.
Ai gjithashtu, përmes këngës i bëri thirrje Kinës që të pushtojnë Tajvanin.
“Ne i themi Kinës: pushtoni Tajvanin, thyjau hundët e amerikanëve aty”, thuhet tutje në këtë tekst.
Ndryshe, kjo këngë, sipas medias “Memri”, është kënduar nga këngëtari i dasmave, Mohammed Arani.
Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:
https://twitter.com/MEMRIReports/status/1503320626123190281?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1503320626123190281%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fpalestinezet-i-kendojne-putinit-vriti-ukrainasit-e-dhunojuani-grate-video%2F