Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka folur sot rreth takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kreut të shtetit serb, Aleksander Vucic, që është mbajtur para pak ditësh në Bruksel.
Petkovic ka treguar për diskutimet brenda takimit, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia disa herë radhazi.
Siç ka treguar Petkovic kjo kishte zemëruar kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic.
“Ai (Vucic) i tha kurrë, qartë dhe me zë të lartë, pasi Albin Kurti e përsëriste që Serbia duhet ta njohë Kosovën’, ka thënë Petkovic, shkruan Pink.rs.
Petkovic ka treguar edhe kundërshtimin që kryeministri Kurti ia ka bërë idesë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Për Kurtin gjithçka është e paligjshme. Ai s’është i interesuar për asgjë, dhe nuk dëshiron Asociacionin”, ka shtuar tutje Petkovic.