Një gol i Vedat Muriqit në sekondat e fundit të ndeshjes, i siguroi një barazim Kosovës ndaj Zvicrës, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi me barazim 2-2.

Kjo pikë është tepër e vlefshme për “Dardanët”, të cilët ëndërrojnë kualifikimin në EURO 2024.

Por goli i vonshëm i Vedat Muriqit, si duket i ka zënë në “gjumë” faqen zyrtare të “UEFA EURO 2024”, të cilët e kanë barazimin e Kosovës ndaj Zvicrës e kanë llogaritur humbje.

Në një foto e cila është publikuar menjëherë pas ndeshjes, shihet tabela e Grupit I, me Zvicrën e cila ka 13 pikë, por që në fakt duhej të ishte 11, ndërsa Kosova e cila ka 4 pikë me barazimin e mbrëmshëm, në atë fotografi ka 3 pikë.

Për çudi, edhe pse kanë kaluar mbi 12 orë nga publikimi i kësaj fotografie, faqja zyrtare e UEFA, ende nuk e ka fshirë këtë postim.

Related Posts