Media franceze L’Express ka publikuar një renditje të agjencive të inteligjencës në Evropë, ku në vendin e parë është renditur MI6 e Mbretërisë së Bashkuar me 251 pikë.

Sipas renditjes, vendin e dytë e zë DGSE e Francës me 169 pikë, ndërsa e treta është AIVD e Holandës me 97 pikë. Në pozitën e katërt renditen së bashku shërbimet ukrainase SBU dhe HUR me 77 pikë, ndërsa BND e Gjermanisë mban vendin e pestë me 62 pikë.

Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Suedia, Norvegjia, Estonia, Polonia dhe Danimarka.

Sipas shpjegimit të publikuar nga L’Express, renditja është hartuar nga një juri prej 60 profesionistësh ndërkombëtarë të inteligjencës. Secili prej tyre ka votuar për pesë shërbime të huaja të inteligjencës bazuar në përvojën e tyre, duke ndarë nga pesë pikë për vendin e parë deri në një pikë për vendin e pestë. Kriteret kryesore të vlerësimit kanë qenë efikasiteti dhe besueshmëria.

Dhjetë shtete të tjera të përfshira në këtë listë pas dhjetëshes së parë janë Rumani, Spanja, Finlanda, Zvicra, Italia, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Portugalia, Austria dhe Letonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts